Thaçi takohet me këshilltarin për siguri të Trumpit

Thaçi takohet me këshilltarin për siguri të Trumpit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke vazhduar ende vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Derisa ka njoftuar se sot ka pas një takim të shkëlqyer me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit, Donald Trump. Robert O’Brien, raporton Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës janë të lidhura me bashkëpunimin e ShBA-në.

“Sot në Shtëpinë e Bardhë pata një takim të shkëlqyer me Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump. Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme mes popujve tanë”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com