E pritshme nga filozofi oborrtar, Elvis Hoxha: Kurti është udhëheqës vizionar

E pritshme nga filozofi oborrtar, Elvis Hoxha: Kurti është udhëheqës vizionar

Elvis Hoxha, filozofi i shkencave politike, i cili i shërben dhe i qëndron shumë afër Albin Kurtit, i ka dal menjëherë në krah propozimit të kryeministrit të Kosovës heqjen me kushte të tarifës ndaj produkteve të Serbisë.

Hoxha, i cili u emërua këshilltar politik i kryeministrit Kurti javën e kaluar, ka shpërndarë një deklaratë lavdëruese për Kurtin të Brizida Gjikondit, një aktivisteje nga Shqipëria.

“Brizida Gjikondi shkruan: Albin Kurti vërtetoi që është udhëheqës vizionar, bashkëkohor dhe konseguent për interesat kombëtare. Qëndrimi i tij më kujtoi shprehjen e Gervazos.. ‘Në tolerancë fshihet forca; në intolerancë prepotenca'”, është statusi i plotë i Hoxhës.

Elvis Hoxha, i cili përfaqëson zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, njihet si vija që ka mbajtur qëndrimet më radikale të LVV-së. /Insajderi.com