I Dërguari Special i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, ka thënë se ShBA-të nuk e përkrahin vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen me kushte të tarifës ndaj produkteve serbe.
Grenell, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, është shprehur kategorikisht kundër vendimit të kryeministri Kurti për largimin e tarifës me kushte.
“Ne nuk i përkrahim gjysmë masat e kryeministrit Albin Kurti. Pozicioni ynë është i qartë: tarifa duhet të hiqet plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë e qartë presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka thënë Grenell.
We do not support Prime Minister Kurti’s half measure. Our position is quite clear: the tariffs must be completely dropped. Mr Kurti is making a serious mistake – and that was made clear to President Thaci at the White House today.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 27, 2020
Kryeministri Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media në orët e mbrëmjes së sotme, njoftoi se qeveria e Kosovës do të heqë taksën për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja nga 15 marsi. /Insajderi.com