Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin, ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës”, “Infrakos”.
Shkarkimi u bë me propozim të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Ajo ka thënë se ndërmarrja publike i ka shkelur detyrat dhe ka pasur performancë të dobët.
“Qeveria konstaton shkelje dhe shkarkon bordin, që ka shkelë detyrat se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes, që u akuzua për shkelje të pozitës, Agron Thaçi. Vepra ka të bëjë me dëmtimin e pronës dhe ndërmarrjes gjatë mandatit”, tha Hajdari.
Ngritet aktakuzë ndaj kryeshefit të Infrakosit, Agron Thaçit