Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar një mbledhje gjithëditore, ditën e nesërme.
Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti. Mbledhja do të mbahet me qëllimin e përfundimit dhe orientimit të programit qeverisës.
“Nesër kemi një mbledhje gjithëditore, që programin qeverisës ta shndërrojmë në version përfundimtar, në një plan të punës e të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë së Kosovës. Është mirë që i gjithë kabineti tërë ditën ta lë të lirë. Mirëupafshim nesër nëse nuk na bije edhe sot pasdite të shihemi”, ka thënë Kurti duke paralajmëruar se sot mund të ketë lëvizje të reja.
Ndryshe, qeveria e Kosovës sot ka shkarkuar edhe dy borde të ndërmarrjeve publike, atë të Trepçës dhe të Infrakos-it.