Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të martën (

MINISTRI ABDIXHIKU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E GJERMANISË

MINISTRI ABDIXHIKU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E GJERMANISË

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të martën (11.02.2020), ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

 Në takim njohës, ministri Abdixhiku i informoi për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton dhe projektet që janë me prioritet.

 Më tutje, Abdixhiku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.