Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën (24.02.2020), ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić.
Në takim njoftues, ministri Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit.
Ambasadorja Barišić, krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme.