Azem Syla, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nisur drejt Hagës për intervistim nga Gjykata Speciale, shkruan Insajderi.
Syla është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Lajmin për nisjen e tij drejt Speciales e ka konfirmuar Ismail Syla, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi.
“Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cila do anë ka vetëm një të vërtetë – përkushtimin jetësor pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë. Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook.