​Koronavirusi në Shqipëri, babai i infektuar mori pjesë në një varrim

​Koronavirusi në Shqipëri, babai i infektuar mori pjesë në një varrim

Në një kohë kur aktualisht në Shqipëri rezultojnë zyrtarisht gjashtë të prekur me koronavirus, Top Channel gjatë lidhjes direkte të edicionit informativ të orës 12:00 raporton se numri i të infektuarve dyshohet të jetë më i madh se kaq, nisur nga fakti që pacientët pozitivë kanë pasur kontakt të gjerë.

“Vetëm 3 pacientë nga 6 në total gjenden në trajtim mjekësor te Infektivi. Bëhet fjalë për dy pacientët e parë, babë e bir dhe 31-vjeçari që kishte udhëtuar në Milano. Janë në gjendje të stabilizuar, nuk kanë komplikime. Ndërkohë tre të tjerët, familjarë me të prekurit e parë do të trajtohen në kushte vetëkarantinimi pasi nuk kanë shfaqur simptoma. Numri i të prekurve dyshohet të jetë edhe më i madh. Kështu pacienti zero, infektoi të atin, i ati ka marrë pjesë në një varrim në Gomsiqe të Pukës, ku mund të kenë qenë minimalisht 150 persona”, u shpreh Demiraj./tc h