Ministria e Shëndetësisë nuk do t’i sjellë në Kosovë të infektuarit me Koronavirus nga Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë nuk do t’i sjellë në Kosovë të infektuarit me Koronavirus nga Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë nuk do të lejojë që të infektuarit me Koronavirus nga Shqipëria të sjellën në Kosovë. Kështu është shprehur, Faik Hoti nga kjo ministri.

I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Hoti ka thënë se ajo çka është publikuar në disa media, ka qenë thjesht një interpretim i gabuar.

“Ajo çka në disa media është raportuar dje ka qenë thjesht një interpretim totalisht i gabuar që ato i kanë bërë një komunikate për media. Për të arsye, Ministria ka reaguar dhe i ka demantuar ato”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, para disa ditëve është raportuar se ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia është duke planifikuar që të infektuarit me Koronavirus nga Shqipëria, t’i sjellë në Kosovë.

Ky lajmë u raportua pas një takimi që ministri Vitia, pati me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.

Sipas raportimeve, Vitia ka thënë se të gjithë qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren.

Mirëpo, ky lajmë është demantuar nga vetë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate për media.
Komunikata e plotë:
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj ndërlidhjeve qëllimkëqija që disa media i kanë bërë një komunikate për media të lëshuar sot nga MSh pas takimit midis Ministrit Arben Vitia dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi.

Në këtë takim, ndër të tjera, është shprehur përkushtimi i  Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren, por këto shërbime nuk kanë fare të bëjnë me Koronavirusin, por janë shërbime të hemodializës, të cilat qe disa vjet ofrohen në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit për pacientë nga veriu i Shqipërisë.

Fakti që disa media e kanë ndërlidhur një gjë të tillë me Koronavirusin, pa kërkuar asnjë shpjegim nga Ministria flet për qëllimin që pa kurrëfarë nevojë të krijohet konfuzion e panik në një situatë si kjo kur Koronavirusi është një shqetësim real i shëndetit publik në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në botë.