Rritja e çmimeve në markete dhe farmaci – ATK pranon mbi 200 thirrje nga qytetarët

Rritja e çmimeve në markete dhe farmaci – ATK pranon mbi 200 thirrje nga qytetarët

Raportime të shumta kanë pranuar ATK nga qytetarët të cilët po hasin në çmime të fryra nëpër markete e farmaci, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse, është bërë thirrje që çmimet të mos rrite, një gjë e tillë nuk po përfillet nga bizneset.

E pas publikimit të linjës pa-pagesë 0800 80 800, ATK, përmes një komunikatë për media ka njoftuar se që nga ora 10:00 e deri më tani ka pranuar 228 thirrje nga qytetarët që kanë paraqitë këto shkelje.

“Sot nga ora 10:00 deri më tani përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve,  kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, ATK bënë me dije që për arsye të ngarkesës së madhe të thirrjeve në linjën pa-pagesë Administrata Tatimore e Kosovës ka mundësuar  edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë).

Kujtojmë se ministri i Financave Besnik Bislimi ka paralajmëruar që do t’i mbyllin bizneset të cilat rritin çmimet./ Insajderi.com