
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë “Adem Jashari”, ka njoftuar për një vendim të cilin e ka marr Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për fluturimet nga Kosova për në Zvicër, Gjermani, Francë dhe Itali.
“Njoftimi i radhës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës sa i përket fluturimeve nga dhe për ANP ‘Adem Jashari’. Deri me 16 mars në mesnatë kompanive ajrore që shërbejnë transport ajror nga Kosova për në Zvicër, Gjermani, Francë e Itali u lejohet të shfrytëzojnë aeroportin “Adem Jashari” për transport të udhëtarëve nga Prishtina për në destinacionet e tyre!”, thuhet në njoftim.
Vërejtje: fluturimet në ardhje janë lejuar si fluturime pa udhëtarë, ka bërë të ditur Aeroporti i Prishtinës. /Insajderi.com