Nëse infektoheni me koronavirus, thonë shkencëtarët, përdorni paracetomal, jo brufen

Nëse infektoheni me koronavirus, thonë shkencëtarët, përdorni paracetomal, jo brufen

Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se ilaçet që përdoren shumë kundër inflamacionit mund ta përkeqësojnë gjendjen e personave të infektuar me koronavirus.

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran, i cili është edhe neurolog, të shtunën shkroi në Tëitter: “Përdorimi i ilaçeve anti-inflamatore mund të jetë një faktor për përkeqësimin e infeksionit. Në rast të temperaturës së lartë, përdorni paracetamol. Nëse tashmë jeni duke marrë ilaçe anti-inflamatore, kërkoni këshilla nga mjeku.”

Zyrtarët shëndetësorë kanë theksuar se ilaçet anti-inflamatore njihen si të rrezikshme për personat që kanë sëmundje ngjitëse, sepse ato kanë prirje për ta dobësuar përgjigjen e sistemit imunitar të trupit ndaj infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë shtoi se pacientët duhet ta zgjedhin paracetamolin për shkak se do ta zvogëlojë temperaturën pa e kundërsulmuar inflamacionin, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Pacientët francezë janë detyruar të këshillohen nga farmacistët që nga mesi i janarit, nëse duan të blejnë ilaçe të popullarizuara kundër dhimbjeve, përfshirë paracetamolin, brufenin dhe aspirinën, në mënyrë që të paralajmërohen për rrezikun.

Jean-Louis Montastruc, kryetar i sektorit të farmakologjisë në spitalin e Tuluzit, tha: “Ilaçet anti-inflamatore e rrisin rrezikun e ndërlikimeve, kur pacienti përballet me temperaturë të lartë apo infeksion.”

Franca tashmë ka marrë vendim për mbylljen e shkollave, ndërsa ministri i arsimit ka premtuar se do të fillojë mësimi përmes internetit.