Dyshohet edhe për 4 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Dyshohet edhe për 4 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Numri i të infektuarve me Corona Virus është rritur gjatë ditës së sotme edhe për 4 raste të reja.

Sipas RTK-së janë katër raste të reja të cilat kanë rezultuar pozitiv pas testimeve që iu bën më shumë se 70 mostrave.

Të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti. Pastaj të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tri këto qytete janë në karantininë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

Sot është njoftuar se Qeveria ka vendosur të shtyjë pagesat e kësteve të kredisë dhe ka marrë edhe masa tjera për t’u përballur me këtë situatë.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Serbia.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.  Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore. /Insajderi.com