Burime të Gaztës Insajderi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se pritet mocion votëbesimi për qeverinë Kurti dhe shkarkim të qeverisë.
Në LDK po e konsiderojnë ofendues vendimin e Krutit për shkak se ka shkarkuar nënkryetarin e partisë dhe pa na kontaktuar.
Pas shkarkimit të qeverisë, LDK planifikon propozimin e një qeverisje gjithëpërfshirëse deri në kapërcimin e gjendjes së krijuar nga COVID -19 .
Zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes një kumtese për media, thotë se mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është deklaruar kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që sa më shpejtë të ma dërgojë emrin e ministrit të ri”, thuhet në deklaratën e Kurtit. /Insajderi.com