Propozimin për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, nuk e ka përkrahur kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.
Këtë e ka konfirmuar Agim Veliu në një lidhje direkte në emisionin ‘Pressing’ në T7.
“Ëshë e vërtetë që zonja Osmani ka votu kundër” u shpreh Veliu.
Ndryshe, edhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku nuk ka votuar për ngritjen e këtij mocioni. Abdixhiku ka abstenuar.