Gani Geci, babai i deputetes së LDK-së, Marigona Geci, ka marr përsipër që të deklarohet në emër të vajzës së tij, për zgjedhjet që ajo duhet t’i bëjë.
Geci, ka thënë se LDK nuk mund të ta përdorë nënshkrimin e së bijës së tij për një koalicion të mundshëm me PDK-në. Ai doli në një konferencë për media, duke shkelur të drejtat e grave me deklaratat që do të duhej t’i bënte bija e tij, deputetja Marigona Geci.
“Mariogona Geci dhe familja jonë ka thënë që kurrë nuk votojmë koalicion me PDK-në dhe qëndrojmë prapa kësaj. Mocioni i hapë rrugë secilit koalicion, mund t’i hapë rrugë koalicionit me AAK dhe Nisma”.
“Marigona Geci nuk e voton asnjë koalicion me PDK. Ka thënë para zgjedhjeve, kurrë asnjëherë në asnjë formë, qoftë gjithëpërfshirës, vajza jonë nuk e voton. Nuk jemi laramanë që ndërrojmë qëndrimet nga java në javë”, është shprehu Gani Geci.
Kjo deklaratë erdhi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, për të mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti./ Insajderi.com