Ministria e Ambientit s’e rrëzon murin, pret rezultatin e dialogut

Ministria e Ambientit s’e rrëzon murin, pret rezultatin e dialogut

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se deri më tash nuk është arritur zgjidhje me mirëkuptim me autoritetet komunale në veri për rrënimin e murit.

“Përkundër vullnetit dhe kontributit serioz dhe institucional e dhënë nga MMPH-ja, nuk kemi arritur që të gjejmë zgjidhje të mirëkuptimit për heqjen e murit nga ana e pushtetit lokal të Mitrovicës së Veriut”, ka thënë kjo Ministri.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të kompetencave ligjore rreth problematikës së murit të ngritur në Mitrovicën Veriore, ka nxjerr të gjitha aktet juridike në të cilat rikonstatohet që muri është ilegal dhe duhet rrënohet”, ka thënë kjo Ministri.

“Po ashtu, kemi analizuar dhe marrë parasysh me seriozitetin më të madh Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila e obligon Qeverinë që brenda muajit Janar të rrënoi murin. E në ndër kohë instancat më të larta të Qeverisë së Kosovës në koordinim të plotë me miqtë dhe partnerëve ndërkombëtar kanë dhënë maksimumin, që ky problem të zgjidhet me dialog”, vazhdon komunikata.

“Ne mbesim në gatishmëri dhe dispozicion për të përmbushë obligimet ligjore dhe kushtetuese ndaj Vendit, por njëkohësisht lëmë të hapur që ky problem të gjejë zgjidhje përmes dialogut, për çka jemi në pritje”, përfundon njoftimi i MMPH-së/Insajderi.com