"Sonte" />

Protestuesve në ballkone u bie ndërmend për mjekët dhe policët por nuk e harrojnë liderin – ta mbrojnë Kurtin

Protestuesve në ballkone u bie ndërmend për mjekët dhe policët por nuk e harrojnë liderin – ta mbrojnë Kurtin

Përmes një kënge aspak kreative dhe patetike sikurse ajo e Trojës “Mbretnesha kohe”, qytetarët pritet të protestojnë nga ballkonet e tyre kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Sonte nga ora 20:00, nga ballkonet tona të jehojë kënga e grupit Troja: Mbretëresha kohë”, thuhet në njoftim.

Nëpër ballkonet e simpatizantëve të kryeministrit, Kurti do të dëgjohen vargjet si e këngës “Mbretnesha kohë”, duke kundërshtuar kështu rrëzimin e tij nga Qeveria.

Siç shihet në njoftim, protesta është ndarë në dy pjesë fillimisht do të protestohet për kryeministrin Kurti, ndërsa në pjesën qytetarët do të përcjellin me duartrokitje punën e mjekëve, infermierëve e policëve në kohën pandemie të koronavirusit.

“Ta përcjellim me duartrokitje dhe ovacione për punën e palodhshme të mjekëve, infermierëve, policisë, punëtorëve dhe Qeverisë që përballen me COVID-19 “, thuhet më tej.

Për shkak të koronavirusit nga qytetarët fillimisht u vendosë që të protestohet nga ballkonet e tyre kundër zhvillimeve politike në vend duke krijuar zhurmë me tenxhere e lugë – por, pastaj kjo protestë u politizua duke thënë se po bëhet me qëllim që të mos rrëzohet Qeveria Kurti.

Protestojmë n’ballkon u mbajt për tri herë radhazi.