Konjufca: LDK-ja po don qeveri me PAN-in, për këtë arsye inicoi mocionin

Konjufca: LDK-ja po don qeveri me PAN-in, për këtë arsye inicoi mocionin

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvendit ku po shqyrtohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë, tha se prishja me Amerikën nuk është arsyeja e kryesore për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas Konjufcës ka arye tjera pse LDK-ja e inicoi mocionin e mosbesimit.

“Arsyeja e vërtetë është kjo. Mustafa ka thënë se nuk e ka asnjë lloj pendese për atë që ka bërë me presidentin Thaçi. Ndërsa në qeverisje keni ardhë me premtimin se do ta shkarkoni Thaçin. Unë nuk kam kurrfarë problemi nëse kërkesa e LDK-së do të ishte për zgjedhje të jashtëzakonshme”.

“Kërkesa e LDK-së nuk është kështu por është me prapavijë të qartë, nuk duam zgjedhje nuk duam të na vlerësoj populli por po duam një qeveri tjetër me PAN-in. Ky është qëndrimi i LDK-së tash”, tha Konjufca.

Glauk Konjufca: Ani Beka kur fol për diktaturë, shuj Bekë rri qatje mos na lodh