Shpend Ahmeti proteston me ‘dezinfektues’

Shpend Ahmeti proteston me ‘dezinfektues’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është duke protestuar, mirëpo jo kundër rrëzimit të Qeverisë, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se ai proteston kundër pandemisë COVID-19, përcjell Gazeta Insajderi.

“Protestoj kundër #covid19 me dezinfektim të ndërtesave në Prishtinë.  #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë që sot disa aktivista të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë thirrje që të protestohet kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë. /Insajderi.com