
Lëvizja Vetëvendosje përmes grupeve të saj në rrjetet sociale është organizuar që të ndalon votimin e mocionit të mosbesimit që LDK ka nisur për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Militantët e Vetëvendosjes kanë siguruar numrat e telefonave të deputetëve të LDK-së dhe po u dërgojnë mesazhe që mos të votohet rrëzimi i Qeverisë Kurti.
Një foto që po qarkullon në Facebook shihet grupi i organizuar në Facebook ku pjesë e saj janë emra të njohur të Vetëvendosjes, ndër ta edhe Boiken Abazi.
Se këta mesazhe janë dërguar vërtetë, e kanë konfirmuar edhe deputetët e LDK-së në Kuvend kanë thënë se kanë pranuar mijëra mesazhe nga militantët e VV-së.