Komuna e Suharekës angazhon 20 psikologë për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve

Komuna e Suharekës angazhon 20 psikologë për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve

Komunë e Suharekës ka ndërmarrë dy platforma online, njëra është për regjistrimin e personave që kanë hyrë nga diaspora kurse tjera është angazhimi i disa psikologëve për të punuar më qytetarët e Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, shkruan Insajderi.

“Javën e fundit e kemi dy platforma online që diaspora  që të njoftohemi se sa persona kanë hyrë, numri ka rënë kemi pas numrat e saktë se çka po ndodh në fshtrat e Suharekës dhe  janë vizituar këta persona. Për shkak të panikës, kemi marrë 20 psikologe vajza të reja dhe djem që me ju tregu qytetarëve që nuk ka vend për panikë. Kanë filluar të punojnë, ata që e kanë përfunduar psikologjinë”, ka thënë Muharremaj për Dukagjinin.

Platforma me psikologë dhe sociologë pritet të zyrtarizohet sot gjatë ditës.