Hoxhaj: Kosova po lëvizë drejt një faze të re të marrëdhënieve me NATO-në

Hoxhaj: Kosova po lëvizë drejt një faze të re të marrëdhënieve me NATO-në

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vizita e Sekretarit Gjeneral të NATO-së, Jens Stoltenberg shfaq mbështetjen e NATO-së për aspiratat Euroatlantike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se Kosova po kalon në një fazë të re të marrëdhënive me NATO-në.

“Vizita e Sekretarit Gjeneral të NATO-së shfaq mbështetjen e NATO-së për integrimet Euroatlantike të Kosovës. Republika e Kosovës po lëvizë drejt një faze të re të marrëdhënieve me NATO-në”, ka thënë Hoxhaj.

Stolentberg ka qëndruar sot në një vizitë zyrtare në Kosovë dhe është takuar me përfaqësuesë të lartë të Republikës së Kosovës. /Insajderi.com