Qytetarët vërshojnë rrugëve pas orës 16:00

Qytetarët vërshojnë rrugëve pas orës 16:00

Pasi ka përfunduar orari i kufizimit të lëvizjës, qytetarët kanë vërshuar në rrugët e disa prej qyteteve të Kosovës.

Një qytetar ka publikuar një video nga Ferizaj, ku shihet një kolonë e gjatë e veturave në rrugët e këtij qyteti, pas orës 16.

Edhe përkundër kërkesave të shumta që sa më shumë të qëndrohet në shtëpi për shkak të rrëzikut nga virusi Covid-19, është raportuar edhe për dalje të madhe edhe në rrugët e qyteteve të tjera.

Qeveria e Kosovës janën e kaluar ka marrë vendim që të kufizojë lëvizjën jashtë nga ora 10 deri në orën 16 dhe nga ora 20 deri në orën 6. Këto masa u morën pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Deri tani në Kosova kanë rezultuar ndaj koronavirusit në fjalë 79 persona. Nga ta një ka vdekur ndërsa një është shëruar.

Live Ferizaj ora 16:50A esht ne rregull kjo gjendje?? Tu e dit gjendjen e pandemis Covid-19 edhe ne vendin tone! Jo mirë😔

Gepostet von Ambroz Avgustini am Donnerstag, 26. März 2020