
Një numër i madh emisionesh debatuese në Kosovë janë në garë të hapur për thyerje të rekordeve të shikueshmërisë online.
Deri më tash asnjë emision nuk ka prekur shifrat prej 30 mijë në kohë reale, right now.
Por, kjo ka ndodhur sot. Është emisioni Desku i KTV-së, i udhëhequr nga gazetarja Brikenda Rexhepi, që e ka shënuar këtë rekord.
Rexhepi, të mërkurën mbrëma ka zhvilluar një intervistë me kryediplomatin në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufcën, me të cilin ka biseduar për 51 ditët e qeverisë Kurti, rrethanat që e rrëzuan atë, si dhe për diplomacinë e Kosovës.
Gazetarja Rexhepi kohë të gjatë ka punuar si zëvendëskryeredaktore e gazetës Koha Ditore.