
Dizajneri nga Prishtina, Petrit Pjetër Bylykbashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 apo koronavirus.
Ish-banori i Big Brother bën thirrje që personat me të cilët ka kontaktuar kohët e fundit të adresohen te mjekët për masat e mëtutjeshme parandaluese.
“Te dashtunit e mi, Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus. Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e mëtutjeshme”, ka njoftuar Bylykbashi.
Ai tregon se rrethi i ngushtë është identifikuar dhe kontaktuar nga mjekët lidhur me procedurat testuese dhe parandaluese të koronavirusit.
“Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket. Miq, unë do ta kaloj këtë sfide, per këtë tashmë jam i sigurt, e ju mos panikoni e po ju lus që të rrini nëpër shtëpia. Ju dua shumë”, përfundon Bylykbashi.