
15 raste të reja të infektuar me Covid-19 janë shënuar gjatë ditës së sotme, kështu duke bërë që numri i të prekurve me koronavirus në Kosovës të shkoj në 86 persona.
Shtatë rastet të reja pozitive u shënuan para pak minutash. Këta persona janë me vendbanim nga Malisheva, të gjitha këto rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim.
Kurse, gjatë ditës janë shënuar edhe tetw rase të tjera me koronavirus, shkruan Insajderi.
Sipas IKSHP-së, rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë.