Ndërsa Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti, thotë se e vetmja parti që ka të drejtën për të propozuar kryeministrin është pikërisht VV.
Ai shprehet se, në pandeminë e coronavirus të gjitha qeveritë teknike kanë marrë mbështetje ndërkohë në Kosovë, rrëzohet një qeveri plotësisht legjitime.
Sipas Hoxhës, presidenti Thaçi nuk ka përfaqësimin dhe as të drejtë Kushtetuese që të thërrasë formimin e një qeverie uniteti.
“Presidenti ka lëshuar deklarata për qeveri uniteti dhe kjo nuk është kushtetuese. Nëse respektohet kushtetuta mandatari i takon Vetëvendosjes. Ministrat nuk janë tërhequr nga qeveria, dhe kjo është një qeveri në detyrë. Duhen zgjedhje të reja, por kjo do të ndodhte në një situatë normale”, deklaron këshilltari i Kurtit.
Duke bërë llogarinë e numrave në Parlament, Nurellari thotë se Vetëvendosje mund të formojë koalicion qeveritar.
“Me PDK nuk bën dot qeveri, pasi ka deklaruar se do të jetë në opozitë për të respektuar verdiktin e popullit. Mund të bëhet nëse është matematikë, ka një hapësirë. janë 29 deputetë të VV, 13 të AAK-së, 3 vota rebele nga LDK, 5 vota të Nismës dhe 2 të AKR. Vetëvendosja mund të bëjë koalicion por është e vështirë sepse qeveria është rrëzuar me 82 vota dhe jo me një shumicë të thjeshtë”, deklaroi ai.
Sa i takon reagimit të SHBA pas mocionit të mosbesimit, z. Hoxha tha se VV nuk ka bërë akuza për komplot nga SHBA, kurse Nurellari u shpreh se reagimi ishte një përgënjeshtrim për deklaratat e forta të Kurti.