Thaçi paralajmëron veprime kundërkushtetuese për llogari të Qeverisë së re

Thaçi paralajmëron veprime kundërkushtetuese për llogari të Qeverisë së re

Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar veprime kundërkushtetuese, të cilat do t’i ndërmarrë në procesin e formimit të Qeverisë së re, pas mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë së Albin Kurtit.

Përpara se të vendosë për mandatarin, ai ka ndërmend të konsultohet me liderët e të gjitha subjekteve, e edhe të angazhohet për qeveri gjithëpërfshirëse, shkruan KOHA.

Qëndrimin e ka bërë të ditur të premten, pas një vizite që e ka bërë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e shndërruar në karantinë për të kthyerit e fundit nga vendet e ndryshme, si masë për të penguar përhapjen e infektimit me virusin COVID-19, që ka shkaktuar pandemi në të gjithë globin.

“Nga e hëna në mëngjes do t’i ftoj liderët e partive politike, t’i dëgjoj opinionet e tyre dhe të prezantoj edhe kriteret mbizotëruese për themelimin e Qeverisë së re të Kosovës, në mënyrë që të mos ketë vakum institucional”, ka deklaruar presidenti Thaçi.