Albin Kurti emëron në Bordin e QKUK-së njeriun e afërt të tij dhe të Arben Vitisë

Albin Kurti emëron në Bordin e QKUK-së njeriun e afërt të tij dhe të Arben Vitisë

Mirsad Shkreta, dikur kandidat për deputet, tash këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, anëtar dhe përkrahës i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është emëruar anëtar i Bordit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Vendimi është marrë të premten në mbledhjen e 17-të të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria në dorëheqje e ka shkarkuar Bordin e QKUK’së dhe menjëherë e ka emëruar të riun. Aty e kanë sistemuar edhe një përkrahës të Albin Kurtit dhe anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirsad Shkreta, aktualisht Këshilltar Arben Vitisë, është deleguar në Bord si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkreta kishte dështuar të bëhej deputet i Parlamentit më 2017 kur kishte marrë vetëm 3 mijë e 387 vota më 2017.

I njëjti dikur ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Shkreta mbahet mend për voton e vetme kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit, për kryetar të PDK-së.

Lexo edhe: 

Ky është vendimi i Qeverisë në detyrë për shkarkimin e bordit të SHSKUK-së