Pas vendosjes së orarit të për kufizim të lëvizjes për qytetarët nga ana e Qeverisë, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Insajderi.
Ahmeti e ka cilësuar si të duhur orarin e ri, megjithatë ka pasur një thirrje për qytetarët.
“Jemi duke luftuar me virusin i cili nuk ka orar. Prandaj mos dilni pa nevojë”, ka shkruar Ahmeti.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Pas kërkesës që kemi bërë përmes Asociacionit të Komunave, qeveria ka vendosur që të revidohet orari i kufizimit të lëvizjeve. Tash e tutje ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 17:00 deri në ora 06:00. Ky është vendim i duhur.
Kjo nuk do të thotë që para orës 17:00 është lëvizje e lirë. Jemi duke luftuar me virusin i cili nuk ka orar. Prandaj mos dilni pa nevojë.
#rrNshpi