Qytetarët pyesin infektologun kosovar: A mund të dalim për kafe në oborr?

Qytetarët pyesin infektologun kosovar: A mund të dalim për kafe në oborr?

Në kohën kur në Kosovë tashmë numri i të prekurve ka arritur në 91 dhe është shënuar vdekja e parë, qytetarët janë tejet të shqetësuar.

Në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusin, ka folur Infektologu Valbon Krasniqi.

Në mesin e shumë pyetjeve që ju parashtruan nga qytetarët, ishte edhe pyetja “A mund të dalim në oborr të shtëpisë në këtë kohë koronavirusi”.

Infektologu dha këtë përgjigje.

“Po, mund të dilni koha është duke u përmirësuar, dilni por vetëm me familjen tuaj të ngushtë, mos thërrisni mysafirë siç e kemi shprehi ne shqiptarët”, ka thënë Krasniqi në KTV./Insajderi.com