Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia, sot është deklaruar rreth shkarkimit të bordit të SHSKUK-së.
Ai ka thënë se tash e një kohë bordi ka qenë jo funksional dhe për atë arsye janë marr masa për emërimin e bordit të ri.
“Bordi një kohë tash e tutje ka qenë jo funksional dhe kjo ka qenë arsyeja e bordit të ri dhe është e domosdoshme një bord funksional dhe do të jetë në fokus e gjithë situata”.
Ndërsa, duke folur për mënyrën e testimit të përsonave të dyshuar më koronavirus, Vitia ka theksuar se për testim nuk do të ketë privilegje, kushdo që ka simptoma mund të testohet.
“Janë bërë porositë e testeve të reja dhe në një takim që kemi pasur jemi dakorduar që të ngrisim kapacitetet e rritjeve të testimit dhe kjo i takon profesorit që ta bënë këtë gjë. Me rritjen e numrit të testeve unë jam shumë i sigurt qe numri do të vazhdon. Asnjë nuk është i përjashtuar dhe asnjë nuk do të jetë i priveligjuar në këtë rast”./Insajderi.com