‘Qeveria e re’- Flet analisti: Me kushtetutë Vetëvendosjes nuk i takon më mandati

‘Qeveria e re’- Flet analisti: Me kushtetutë Vetëvendosjes nuk i takon më mandati

Pas rrëzimi të qeverisë, Kosova ka mbetur më qeveri në detyrë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të mbajë takim për tu konsultuar me partitë që të mandatojë një qeveri të re.

Analisti politik, Ramush Tahiri, në një intervistë për InDoks ka thënë se, Lëvizjes Vetëvendosje nuk i  takon më mandati për formimin e një qeveri të re sipas kushtetutës së Kosovës.

“Me kushtetutë të Kosovës, Vetëvendosjes nuk i takon mandati përsëri, kjo konsiderohet që e ka shfrytëzuar mandatin dhe cilësohet si qeveri e rrëzuar. Kjo shpjegohet me nënin 9 të kushtetutës që thotë nëse koalicioni fitues nuk i fiton votat në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nuk zgjidhet qeveria atëherë presidenti e cakton mandatarin e dytë. Qeveria Kurti ka qenë fituese ka qëndruar 50 ditë në pushtet është rrëzuar nga Kuvendi dhe tash presidenti kërkon mandatarin nga partitë e tjera jo të domosdoshmërisht nga Vetëvendosja”, ka thënë Tahiri.

 

Poashtu, Tahiri deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, për një mundësi të dytë me VV-në, thotë që ishtë vetëm për opinion publik.

“Mustafa është deklaruar i gatshëm me vazhdu tash një koalicon me VV-në, mirëpo mendoj që e bëri për opinion, ndërsa akti i Albin Kurtit që shkarkoj Avdullah Hptin, tregon se marrëdhëniet mes LDK-së dhe VV-së si koalicon nuk munden me vazhdu”, ka shtuar Tahiri.