Tri momentet e ngritjes së Albin Kurtit dhe momenti kur atij iu kthyen të gjithë kundër

Tri momentet e ngritjes së Albin Kurtit dhe momenti kur atij iu kthyen të gjithë kundër

Momenti i parë që shënoi epokën e Albin Kurti, ishte zbritja e tij në shesh të kryeqytetit për ta mbajtur fjalimin pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ku doli fitues.

Albin Kurti  gjatë fjalimit kishte thënë që të mos i urohet Vetëvendosjes fitorja, por popullit të Kosovës, e sipas tij, ky është ‘çlirimi i tretë’ i kosovarëve. Ai në një fjalim të gjatë kishte  uruar edhe kundërshtaren tij, Vjosa Osmanin e LDK’së, të cilën e ka konsideruar inspirim për gratë.

“6 tetori i vitit 2019 e shënon fillimin e entuzsiasmit të tretë. I pari ishte çlirimi i Kosovës në qershorin e 99’ës, i dyti ishte shpallja e pavarësisë, ndërsa i treti është tetori dhe fitorja e Vetëvendosjes. Tash e hapim një kapitull të ri me faqe të bardhë, sepse ju jeni ata që na keni sjell këtu”, kishte thënë Kurti.

Kuvendi i Kosovës, kishte votuar me 66 vota për dhe 10 abstenim, qeverinë e cila ishte drejtuar nga Albin Kurti.

Partia e Kurtit pas marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ishte supozuar që bashkë  të qeverisin për një mandat katër vjeçar, por kjo nuk u arrit kurrë, madje as për 100 ditë.

 

Vrulli i Vetëvendosjes për ta ‘çliruar’ Kosovën nga korrupsioni dhe kapja e shteti nuk zgjati aq shumë. Ashtu siç u zgjodh në muajin shkurt, qëndroi shumë shkurt si kryeministër kosovar.

Vendimi për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm, Agim Veliut, shënoj edhe fundin e epokës të paramenduar të Albin Kurtit.

Kurti kishte shkarkuar Veliun nga detyra nën pretekstin  se ai u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” për shkak të situatës me koronavirus dhe se Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë.

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Me votimin e këtij mocioni, Qeveria Kurti mbetet në detyrë, si qeveri në dorëheqje, ndërkohë që fillojnë procedurat për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti u iniciua nga partnerja e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u mbështet edhe nga partitë opozitare.

Kurti në fjalimin e fundit të tij si kryeminstrit tha se ai nuk po dorëzohet nga posti që mban, por po e rrëzojnë.

“U tha po dorëzohemi, unë nuk po jap dorëheqje, ky është rrëzim, kurrfarë dorëheqje nuk ka këtu, është në dorën tuaj nëse do të rrëzohet qeveria ose jo. Po, kam qëndruar afër dy orë me presidentin, por edhe këtu po qëndroj disa orë edhe pse kam punë të tjera. Çka është obligim si kryeministër unë qëndroj, kam qëndruar 4 minuta si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, por u bë mirë që shkova aty e mësova të vërtetën”, ka thënë Kurti.