Qeveri e re e Vetëvendosjes apo Qeveri Teknike, cila është zgjidhja e krizës politike në Kosovë?

Qeveri e re e Vetëvendosjes apo Qeveri Teknike, cila është zgjidhja e krizës politike në Kosovë?

Pas rrëzimit të Qeverisë Kurtit, ende nuk është përcaktuar një zgjedhje e krizës politkës në Kosovë, ani pse vendi është duke u përballur me pandeminë globale COVID 19.

Kosova është nën masa të reja të kufizimitt të lëvizjes së qytetarëve në kohë të caktuar, për të ndaluar përhapjen e virusit COVID-19. Në rrethana tjera do të pritej që vendi të shkonte në zgjedhje, por pikërisht të pandemisë u pezulluan edhe zgjedhjet e përgatitura në Podujevë. Presidenti Thaçi në anën tjetër ka paralajmëruar nisjen e konsultave me partite parlamentare për të dalë nga kriza politike.

Analisti, Ramush Tahiri, në një intervistë për InDoks ka treguar disa opsione për zgjidhjen e krizës.

“Janë dy mundësi sepse parlamenti ka 120 deputeti dhe qeveria mund t’i bëjë 61 vota, po nuk mund t’i bën tre palë, në këtë bazë presidenti në konsultim me partitë poltike duhet ta caktoj një mandatar, a do të jetë prej secilës parti ai mandatar  apo jo duhet ta bëjë koaliconin e gjerë në këtë rast koaliconi i gjerë mund të bëhet me figura eminente poltike apo profesionale. Nëse bëhet me figura profesionale  atëherë thuhet qeveri teknike që e ka përkrahjen e partive poltike pa marrë parasysh prej cilës parti është”, ka thënë Tahiri.

 

Kurse Lëvizja Vetëvendosje  ka thënë se  deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për këshillime me partitë politike për formimin e qeverisë së re, janë shenja të “përpjekjeve të tij jo kushtetuese dhe të pasuksesshme” dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas tejkalimit të situatës së krijuar nga COVID-19/Insajderi.com