A i erdhi inati Agim Bahtirit që u distancua VV nga deklarimet e tij?  – Flet ai

A i erdhi inati Agim Bahtirit që u distancua VV nga deklarimet e tij?  – Flet ai

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme është distancuar nga deklarimet e anëtarit të saj, Agim Bahtirit, ku ka thënë se çdo qeveri pa VV-në, mund ta çoj vendin në vëlla-vrasje.

Bahtiri për Klan Kosova deklaroi se partia e tij nuk është distancuar nga qëndrimet e tij për arsye se sipas tij, nuk ka thënë asgjë problematike, transmeton Insajderi.

“Nuk e di që VV është distancuar nga unë, nuk ka asnjë mundësi të distancohen ngase nuk kam thënë asgjë për me u distancu, jemi për me luftu këtë epidemi të koronavirusit”, deklaroi Bahtiri./Insajderi.com/