Policia jep detaje për ndalimin e deputetit Rasim Demiri

Policia jep detaje për ndalimin e deputetit Rasim Demiri

Policia e Kosovës sot në orët e pasdites ka ndaluar dy persona për armë mbajtje pa leje, shkruan Insajderi. 

Sipas informacioneve bëhet fjalë për deputetin, Rasim Demiri dhe një të afërm të tij – të cilëve iu është gjetur gjysmë automatike me 16 fishekë.

Lajmin për arrestimin e dy personave nga fshati Pousko e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në fshatin Pousko, rreth orës 15:20 minuta janë hasur dy persona me një armë pa leje, gjysmë automatike me 16 fishekë. Të dyshuarit janë sjellë në Stacionin Policor në Prizren, ku edhe janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt hetimore”, ka thënë Osmanollaj, shkruan Insajderi.

Në anën tjetër Rasim Demiri përmes një video-live në profilin e tij në Facebook, ka mohuar se është arrestuar duke thënë se është në shtëpi me familjen e tij në shtëpi.

Teksa raportimet për arrestimin e tij, deputeti i VAKAT i ka quajtur dezinformata në kuadër të fushatës për baltosjen e personalitetit të tij dhe të subjektit që përfaqëson.

 

Gepostet von Rasim Demiri am Montag, 30. März 2020

“Demantoj të gjithë ata që plasojnë lajme të rreme për arrestimin tim”, ka thënë Demiri.

Në Qeverinë Haradinaj, Demiri ka qenë në krye të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.