Edhe Kadri Veseli i kundërpërgjigjet Agim Bahtirit për “vëllavrasjen”

Edhe Kadri Veseli i kundërpërgjigjet Agim Bahtirit për “vëllavrasjen”

Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar deklaratën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri i cili në deklarimin e tij përmendi “vëllavrasjen”, shkruan Insajderi 

Veseli është shprehur se sa të ekzistojë PDK, në Kosovë nuk do të mund të ketë luftë vëllavrasëse dhe kushdo që nxitë kë luftë, nuk ka vend në Kosovë.

“Këta njerëz nuk ju kanë gjetur vendit të vet kur ka qenë koha të luftojnë kundër Serbisë”, ka thënë ai mes tjerash.

“E para, dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës që të ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Askush nuk duhet të ketë frikë nga frikacakët që bëjnë thirrje për dhunë. Këta njerëz nuk ju kanë gjetur vendit të vet kur ka qenë koha të luftojnë kundër Serbisë. Dhe, sot të thirret për luftë brenda shqiptarëve, kjo është e papranueshme. Unë ju siguroj se sa të jetë PDK, luftë civile në Kosovë kurrë nuk do të ketë. Kjo tokë u la me gjak të mijëra dëshmorëve e martirëve, vajzave dhe djemve, në luftë për liri. Gjaku nuk derdhet për pushtet. Po ju them: kushdo që bën thirrje për vëllavrasje, dhe luftë civile, nuk do të ketë vend në Kosovë”, ka thënë Veseli në RTK.