Publikohen pamjet: Polici rrah qytetarin që s’e respektoi orën policore

Publikohen pamjet: Polici rrah qytetarin që s’e respektoi orën policore

Një person, i prangosur, është goditur me shqelma nga një zyrtar policor të martën, shihet në një video të publikuar nga portali Indeksonline.

Rasti ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në lagjen Kodra e Trimave të kryeqytetit.

Arrestimi i këtij personi erdhi pas moszbatimit të “orës policore”, të vendosur nga Qeveria e Republikës, për shkak të pandemisë COVID-19.

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve është vendosur nga Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Prishtinë- Shkelet ora policore, policia arreston dhe “maltreton” në pranga qytetarin

Gepostet von IndeksOnline am Montag, 30. März 2020