Policia jep detaje për personin që u gjet sot i vdekur në stacionin e autobuësve në Prizren

Policia jep detaje për personin që u gjet sot i vdekur në stacionin e autobuësve në Prizren

Në mëngjesin e sotëm një person është gjetur i vdekur affër stacionit të autobusëve në qyetin e Prizrenit. Dyshohet se viktima ishte me probleme psikike.

Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ai ka thënë se trupi i tij është dërguar për obduksion.

“Sot rreth orës 10:01në rrugën “Zanat” afër stacionit të autobusëve, policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autobusëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka thënë Osmanollaj, për Insajderin.

Osmanollaj ka treguar se “viktima vendin ku është gjetur i vdekur e ka shfrytëzuar edhe si strehim”.

Ndër tjera, ai ka bërë të ditur se aktualisht janë duke punuar me prokurorin për të hetuar shkaqet e vdekjes. /Insajderi.com