Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që ka kërcënuar babain e tij, duke i kërkuar para.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, rreth orës 20:35, raporton Gazeta Insajderi.
Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka kërcënuar babain e tij duke i kërkuar para. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com