Kosovari i bllokuar në aeroportin e Dubait kthehet në Kosovë

Kosovari i bllokuar në aeroportin e Dubait kthehet në Kosovë

Kosovari nga Kacaniku, S.C (emër i njohur për redaksinë) është kthyer nga Emiratet e Bashkuara aty ku ishte bllokuar në aeroportin e Dubait, pas mbylljes së kufijve në të gjithë botën, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Kthimin S.C ia ka mundësuar Ambasada e Kosovës, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar, ambasadori i Kosovës në Dubai, Avni Arifi.

“Po është kthyer, mirëpo për detaje më shumë mund të pyesin Ministrinë e Punëve të Jashmte”, ka thënë Arifi për Insajderin.

Momentalisht bashkatdhetarët të cilët janë duke ardhur nga vendet tjera të botës, janë duke u dërguar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, për të qëndruar 14 ditë të vetizoluar ashtu sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës. /Insajderi.com