Një muaj pas rënies së borës, komuna e Ferizajt blen rërë dhe kripë

Një muaj pas rënies së borës, komuna e Ferizajt blen rërë dhe kripë

Dy javë pasi Kosova u përfshi nga një borë e madhe që bllokoi shumë qytete të ndryshme, përfshirë Komunën e Ferizajt, autoritetet lokale në këtë komunë kanë blerë 8 mijë e 880 euro rërë dhe kripë industriale për heqjen e borës.

Ne dokumentin  NJOFTIMI PËR DHANJE TE KONTRATËS 03.02.2017, shihet se kompania publike për mirëmbajtjen e rrugëve në Ferizaj “Pastërtia”  e kishte shpallur tenderin me 25 janar, fiks 10 ditë pasi në Kosovë por edhe në këtë qytet kishte rënë një borë deri në 70 centimetra, duke bllokuar qytetin e Ferizajt.

bora1

Autoritetet në Ferizaj ishin akuzuar nga media lokale në këtë qytet për mungesë veprimi duke i lënë rrugët e bllokuara.

E tenderin “Furnizimi me rërë dhe kripë industriale për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve”, komuna e Ferizajt ia ka dhënë kompanisë “Al Group” nga Suruqina e Ferizajt.

Kontrata peshon afro 9 mijë teksa oferta më e pasur ishte ajo 12 mijë e 520 euro.

Pas publikimit të lajmit, ka reaguar kompania “Pastërtia”.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”, është e detyruar të reagoj ndaj një të vertete të shtrembëruar nga webfaqja insajder.com e më pastaj e ripublikuar nga zeropese.com, lidhur me tenderin e hapur të ditëve të fundit për furnizim me kripë e rërë.

Për të sqaruar më mirë, dy webfaqet të cilat pa e konfirmuar mirë se a ka patur më herët tender të shpallur, kanë publikuar se kompania tenton të furnizohet 10 ditë pas reshjeve të mëdha të borës, por nuk kanë marrë mundin të shfletojë webfaqen e kompanisë, për të parë se në fakt tender të tillë ka patur që nga nëntori i 2016-së.

Për më tej “Pastërtia” sqaron dy mediumet, por edhe opinionin se që nga fillimi I sezonit dimëror, në rrugët e Ferizajt kjo kompani ka shpërndarë mbi 260 ton kripë e rërë, një pjesë e mbetur nga viti I kaluar, e një pjesë tjetër e furnizuar me kohë por në periudha të ndryshme.

Kompania ka shpallur tenderin, sepse konsideron që ende jemi në sezonin e dimrit dhe se në rast nevoje të jetë e përgatitur për të hudhur kripë e rërë, sikur ka bërë edhe më herët”, thuhet ndër tjera në reagimin e kompanisë “Pastërtia”./Insajderi.com