VV e PDK flirtojnë në distancë, fjalë mbështetëse për njëra-tjetrën

VV e PDK flirtojnë në distancë, fjalë mbështetëse për njëra-tjetrën

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë filluar të flirtojnë në distancë me njëra-tjetrën. Kjo për faktin se mbrëmë, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca e ka quajtur PDK-në, parti më konstruktive sesa LDK-ja, shhkruan Gazeta Insajderi.

Këtë deklarat, Konjufca e ka bërë në emisionin “DPT me Fidanin” në T7. Ai ka shtuar se, sjellja e PDK-së në muajin e fundit, konferencat e Kadri Veselit kanë qenë më konstruktive sesa ato të Agim Veliut, Skender Hysenit, Avdullah Hotit e Isa Mustafës.

“A e di çka ka qenë për mua në muajin e fundit zhgenjyese, zhgenjyese për mua ka qenë me pa PDK-në më konstruktive se LDK-në, për herë të parë më ka ndodh, a mundesh me e besu. Kqyre muajin e fundit, kqyre PDK-në, lshoja krejt deklaratat e tyne, qysh janë sillë në parlament në kohën e mosbesimit, qysh ka qenë edhe konferenca e zotri Veselit edhe kqyre Agim Veliun, kqyre Skender Hysenin, kqyre Avdulla Hotin, kqyre Isa Mustafëm. LDK-ja është më zhgenjyese sesa PDK-ja”, ka thënë Konjufca.