Përleshje fizike në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Përleshje fizike në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Një përleshje fizike ka ndodhur të enjten mbrëma në në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndërruar në karantinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, bën të ditur policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se përleshja ka ndodhur në konviktin numër 3 dhe 4.

Krasniqi ka thënë se në përleshje kanë qenë të përfshirë disa persona.

“Rreth ka ndodhur rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërmarrë masat e duhura lidhur me rastin”, ka thënë ai.

Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.

Deri me tani në Qendrën e Studentëve janë vendosur 500 persona në karantinë, edhe 50 vende të lira, ndërkaq  për momentin asnjë i karantinuar nuk ka simptoma të coronavirusit.