I kishin vjedhur mbi 2 mijë euro para tetë ditësh – policia ka arrestuar dje të dyshuarin

I kishin vjedhur mbi 2 mijë euro para tetë ditësh – policia ka arrestuar dje të dyshuarin

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuari pasi që më 25 mars të këtij viti kishte vjedhur një shumë prej 2 mijë e 300 euro në një shtëpi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky rast ka ndodhur në fshatin Gllogoc të Komunës së Prishtinës, raporton Gazeta Insajderi.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc, Prishtinë 25.03.2020, Me datën 02.04.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kishte vjedhur 2300 euro para të gatshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton e policisë. /Insajderi.com