Këshilltari i padijshëm i Kurtit i shpallë luftë medieve që kritikuan për politizimin e bordeve – I akuzon për ryshfet

Këshilltari i padijshëm i Kurtit i shpallë luftë medieve që kritikuan për politizimin e bordeve – I akuzon për ryshfet

Arianit Beqiri ka vendosur që nga kolltuku i këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, t’u shpallë luftë medieve kosovare, transmeton Gazeta Online Insajderi.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se arsyeja pse mediet po e shpërfaqin veprimin e ulët të Kryeministrit Kurti me nepotizimin në bordet publike, do të jetë se nuk do të marrin më ryshfet.

Postimi i tij ka marrë shumë reagime të ashpra duke e cilësuar si luftues i mediumeve dhe se Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e fundit i ka zhgënjyer militantët dhe përkrahësit e saj.

Beqiri është i njohur për dhunën dhe militantizmin e tij në protestat e “egra” të LVV-së vite më parë./Insajderi.com/