E ulët – Zëvendësministri i VV-së hedhë akuza ndaj mediave që krtikuan politizimin e bordeve, thotë se kanë marrë shumë para

E ulët – Zëvendësministri i VV-së hedhë akuza ndaj mediave që krtikuan politizimin e bordeve, thotë se kanë marrë shumë para

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Avni Zogiani ka akuzuar mediat kritike ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë në mënyrë ironike se “me i pa këto mediat tona, të mbushet mendja që s’jemi në një periudhë epidemije serioze”, shkruan Gazeta Insajderi.

Zogiani këto komente i bëri përmes një statusi në Facebook. Ai ka shkruar se krejt mediat boterore jane 100% te koncentrume ne luftimin e COVID19!.

“Me i pa keto mediat tona, te mbushet mendja qe s’jemi ne nje periudhe epidemije serioze… krejt mediat boterore jane 100% te koncentrume ne luftimin e COVID19!”, ka shkruar Zogiani.

Por, jo vetëm Zogiani është zyrtari që po iu shpallë luftë mediave kritike ndaj Qeverisë. Edhe Arianit Beqiri ka vendosur që nga kolltuku i këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, t’u shpallë luftë medieve kosovare.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se arsyeja pse mediet po e shpërfaqin veprimin e ulët të Kryeministrit Kurti me nepotizimin në bordet publike, do të jetë se nuk do të marrin më ryshfet./Insajderi.com